Artur Lala, babai i Devi Lalës, autori i vrasjes me thikë të 15-vjeçarit Angelo Gjokazaj një ditë më parë në Durrës, ka shpërthyen në lot teksa ka rrëfyer për Report Tv ngjarjen që tronditi mbarë vendin.
Ai ka thënë se ka biseduar me djalin në polici pas krimit dhe e ka pyetur ku e kishte gjetur thikën, me të cilën vrau Gjokazajn, dhe 16-vjeçari i është përgjigjur se e ka blerë tre ditë më parë.
“E takova djalin, ishte i trembur, i thash ku e gjete thikën, më tha kam tre ditë që e kam blerë. Por unë nuk besoj se e ka blerë. Nuk i kam parë ndonjëherë thikë, me thikë me vete nuk ka qenë, mos ia kanë dhënë shokët”, thotë ai për Report Tv.
Ai rrëfen gjithashtu se ka qenë në punë kur është njoftuar nga fqinjët për atë që kishte ndodhur. “U njoftova nga komshinjtë dhe u shokova. Kam qenë në punë dhe nuk e di ngjarjen”.
Artir Lala i shpreh ngushëllime familjes së viktimës, ndërsa shton se kërkesa e tij për t’u pajtuar me ta është refuzuar. “Nuk njihem me familjen tjetër. I shpreh ngushëllime familjes, u prehtë në paqe. Kam tentuar shumë herë, me shumë njerëz, por njëherë për njëherë ata janë në ditë zie dhe normal që nuk pranojnë”.
I përlotur Artir Lala rrëfen edhe një ngjarje të rëndë në familjen e tij, ku disa vite më parë ka humbur djalin 17-vjeçar i cili ka rënë nga çatia e shtëpisë. “Para tre vitesh na ka ndodhur një ngjarje, më ka rënë çuni nga çatia e shtëpisë…Tani më keq më vjen për viktimën që morën ne, sesa për djalin tim”.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...