Barcelona raportohet se ka filluar të shqetësohet për problemet me të cilët ata do të përballen kur Lionel Messi të largohet nga Camp Nou.
Messi ka siguruar një reputacion si njëri nga lojtarët më të mirë në botë qysh pas debutimit të tij në skuadër në vitin 2004, transmeton portali arbresh.info. Performancat e tij i kanë ndihmuar atij të sjell një epokë të pafundme suksesi për gjigantin katalunas me 29 torfe të fituar deri tani gjatë kohës në klub.
Messi ka pasur ndikim sërish edhe në këtë sezon te skuadra e Ernesto Valverdes që vazhdon të jetë në garë për tripletën – La Ligan, Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampionëve.
Sidoqoftë, raportet e fundit nga Spanja sugjerojnë që Barcelona ka frikë se si do të jetë jeta pasi 30-vjeçari të largohet nga ata. Bazuar në ‘Diario Gol’, varësia e Barcelonës në Lionel Messin ka rritur shqetësime në Camp Nou.
Madje, biznesi në transferime i kryer që nga koha kur Josep Maria Bartomeu u bë president tani është vënë nën dyshime. Ivan Rakitic, Luis Suarez, Samuel Umtiti dhe Marc Andre Ter Stegen supozohet se vlerësohen si sukseset e vetme të epokës së Bartomeut. Kjo besohet të ketë ngritur zërat për të fajësuar Bartomeun në Camp Nou.
Messi dhe lojtarët kryesor të klubit kanë kërkuar për të nënshkruar me një top talent dhe kjo gjë nuk ka kaluar pa u vërejtur nga skuadra e menaxhmentit sportiv të Barcelonës, transmeton portali arbresh.info.
Marrëveshjet me lojtarët si Paulinho, Nelson Semedo, Yerry Mina, Andre Gomes, Paco Alcacer, Lucas Digne, Aleix Vidal, Arda Turan, Jeremy Mathieu, Thomas Vermaelen dhe Douglas janë kritikuar të gjitha.
Ndërkohë, gazeta e lartpërmendur pretendon që janë ngritur shqetësime edhe në yjet e transferuar për shuma të mëdha si Philippe Coutinho dhe Ousmane Dembele gjithashtu.
Akademia e Barcelonës duket se nuk është duke u shfaqur më produktive ashtu siç ishte më parë. Kjo shton shqetësimin e drejtorëve të Barcelonës që duhet të gjejnë menjëherë një lojtar me post si të Messit dhe transferime shtesë t֝ë superyjeve si Kylian Mbappe që mund të kërkohen./arbresh.info/
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...