Policia e Kosovës gjatë muajit shkurt me njësitet e saj, me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë rrugore dhe uljen e aksidenteve, në vazhdimësi ka aplikuar aktivitete të shtuara në zbatimin e ligjeve të fushës së trafikut rrugor, gjegjësisht zbatimin e autorizimeve dhe kompetencave të dhëna, shkruan arbresh.info.
Në kuadër të këtyre autorizimeve dhe kompetencave gjatë periudhës kohore 01.02.2018 deri 28.02.2018 janë identifikuar një numër i konsiderueshëm i kundërvajtësve, ndaj të cilëve janë ndërmarrë të gjitha veprimet të cilat dalin nga ligjet e aplikueshme.
Aktivitetet gjatë periudhës kohore 01.02.2018 – 28.02.2018
Total
Numri i përgjithshëm i gjobave
22765
Gjoba deri në 500 € (persona fizik)
21731
Gjoba deri në 1000 € (persona juridik)
5
Gjoba për gjykatë
1029
Kundërshtimet e pranuara dhe të proceduara në Komisionin për Vendosje
102
Numri i gjobave të shqiptuara që janë paraparë pikë negative
901
Numri i gjobave me një (1) pikë negative
138
Numri i gjobave me dy (2) pikë negative
598
Numri i gjobave me tri (3) pikë negative
161
Numri i gjobave me pesë (5) pikë negative
4
Ndalimi i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik
339
Ndalimi i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik tre (3) muaj
286
Ndalimi i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik tre (3) deri në gjashtë (6) muaj
12
Ndalimi i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik gjashtë (6) muaj
27
Ndalimi i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik gjashtë (6) deri dymbëdhjetë (12) muaj
5
Ndalimi i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik nëntë (9) deri tetëmbëdhjetë (18) muaj
1
Ndalimi i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik një (1) vit
5
Ndalimi i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik një (1) deri dy (2) vjet
3
Krahasimi i aksidenteve rrugore, për muajin Shkurt 2017/2018
Shkurt 2017
Shkurt 2018
( +/- )
%
Aksidente fatale
6
3
-3
-50.00
Persona të vdekur
9
5
-4
-44.44
Aksidente me lëndime
360
372
12
3.33
Personat e lënduar
741
844
103
13.90
Aksidente me dëme
697
608
-89
-12.77
Total aksidente
1063
983
-80
-7.53
Policia e Kosovës vazhdon të kërkojë dhe njëherit të apelojë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që të ju përmbahen dispozitave ligjore, të rritet vigjilenca, të shtohet kujdesi në respektimin e rregullave që dalin nga ligjet e trafikut, për të garantuar një siguri më të madhe për të gjithë pjesëmarësit në rrugë, me qëllim të shmangies së aksidenteve rrugore në tërësi e në veçanti të atyre
me pasoja fatale.
Policia e Kosovës, edhe pse nuk ka qëllim primar ndëshkimin, për të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që bien ndesh me ligjet e trafikut do të vazhdojë të aplikojë ndërmarrjen e masave ligjore./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...