Dërgohet në vuajtje të dënimit, kishte urdhëresë të gjykatës

12:19 | 3 Mars 2018
Arbresh.info

Është arrestuar një i dyshuar mashkull pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar 3.3 gram substancë narkotike e llojit marihuanë, shkruan arbresh.info.

Policia bënë të ditur se për këtë rast me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, mirëpo i njëjti pasi kishte një urdhëresë të gjykatës, është dërguar në vuajtje të dënimit.

Njoftimi i plotë i policisë:

“Gjilan, 02.03.2018-14:30.  Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi qe gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar 3.3 gram substancë narkotike e llojit Marihuanë. Lidhur me rastin, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar ne procedure të rregullt, ndërsa pasi i njëjti kishte një urdhëresë të gjykatës , është dërguar në vuajtje te dënimit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme