Zinedine Zidane ka refuzuar të pranoj se titulli i La Ligas i takon Barcelonës duke insistuar se Real Madridi ka gjasa ende për ta mbrojtur trofeun e tyre.
Kampioni evropian është afër kalimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pas fitores në ndeshjen e parë ndaj Paris Saint Germain të zhvilluar si nikoqir në Bernabeu, transmeton portali arbresh.info. Por, skuadra e Zidanes duket se është jashtë garës për titull në La Liga pas disa probleme të mëdha në ligë.
Madridi aktualisht është në pozitën e tretë në La Liga, 15 pikë prapa Barcelona dhe vetëm një pikë më shumë se Valencia që gjendet në vendin e katërt. Megjithatë, francezi nuk ka hequr dorë nga shpresat për të kapur Barcelonën ende.
“Shiko se çfarë është duke ndodhur ndërmjet Barcelonës dhe Atleticos. Atletico është pesë pikë [prapa Barcelonës]. Ne jemi 15 [prapa Barcelonës], por asnjëherë nuk i dihet”, u ka thënë Zidane gazetarëve.
“Unë ende mendoj se ekziston një [shans për të fituar] ligën për ne. Është e vështirë, por jo e pamundur. Unë jam optimist deri në fund”
Madridi duhet të fitoj El Clasicon e muajit maj në Camp Nou dhe shpreson që skuadra e Ernesto Valverdes të humb të paktën katër herë para përfundimit të sezon.
Megjithatë, kjo vështirë se do të ndodhë duke marrë paraysh që Barcelona ende nuk ka humbur një ndeshje në ligë këtë sezon duke fituar 20 dhe duke barazuar në gjashtë prej tyre./arbresh.info/
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...