Google me ndryshime në aplikacionin YouTube

11:41 | 24 Korrik 2015
Arbresh Info

Google ka njoftuar për disa ndryshme në ndërfaqen mobile të aplikacionit YouTube për platformat Android dhe iOS. Përditësimi debuton tri lidhëse të reja: Home, Subscriptions dhe Account, që janë në dispozicion tani në Android, ndërsa në platformën nga Apple do të jenë së shpejti.

Faqja ‘Home’ iu lejon të eksploroni dhe zbuloni video nga rekomandimet e bazuar në videot që keni shikuar më parë, shkruan arbresh.info. Faqja ” Subscriptions ‘ do ju ndihmojë të gjeni videot e fundit nga kreatorët dhe kanalet e preferuar nga ju. Po ashtu, mund të përzgjidhni ikonën ‘Bell’ tek ndonjë kanal për tu njoftuar për videot e reja.

youtube1

Faqja ‘Account’ ju lejon të kontrolloni listën e videove, të shikoni historinë, dhe videot që keni ngarkuar.

Përveç kësaj, Google së fundmi ka njoftuar që versioni për Android dhe iOS do të mbështes shikimin e videove me ekran të plotë në mënyrë vertikale./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme