Google ADS

Partnerja e Liam Payne, Ritës dhe atij: Qëndroni larg njëri-tjetrit në skenë

10:42 | 3 Mars 2018
Arbresh.info

Tashmë hiti “For You”, është në mendjen e të gjithëve sidomos edhe pas shfaqjes së filmit “Fifty Shades Freed”, ku kjo këngë është kolonë zanore.

Por ky nuk është lajmi – lajm është bërë afërsia e madhe e Rita Orës dhe Liam Payne derisa ata kanë performuar këngën nëpër disa emisioni e ngjarje të ndryshme.

https://www.youtube.com/watch?list=RDeFznRWVa6Rc&v=eFznRWVa6Rc

Megjithatë duket se gjërat kanë ndërruar pak, kjo pas kërkesës së Cherylit partneres së Liam Payne, që ai dhe Rita të mos qëndrojnë aq afër njëri-tjetrit në skenë, pasi ajo është xheloze, transmeton Klan Kosova.

Në “Brit Awards” Rita Ora dhe Liam Payne shkëlqyen me perfomancën e tyre – dy këngëtarët e ndezën skenën me kërcimin dhe vokalet e tyre megjithatë u vu re se ata po mbanin një distancë të konsiderueshme nga njëri-tjetrit.

E njëjta gjë duket se është përsëritur edhe në “Global Awards” mbrëmjen e kaluar ku ata po qëndronin në vende të ndryshme të skenës dhe megjithëse u afruan, sërish kishin një farë distance.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme