Google ADS

Zgjedhjet në Itali: Kthehet fashizmi

08:05 | 3 Mars 2018
Arbresh.info

Gjatë kësaj jave, me datën 4 mars do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në Itali, shkruan arbresh.info.

Italia dallohet si një nga vendet që kanë pasur më së shumti ndërrim të qeverisë qendrore. Në fakt kjo do të jetë qeveria e 65-të brenda 70 viteve të fundit.

Gjatë fushatës elektorale janë nxitur shumë protesta. Gjatë kësaj të marte policia ka provuar t’i shpërndajë protestuesit me anë të ujit dhe të gazit lotsjellës.

Sipas mediave ndërkombëtare protesta ka nisur në Romë dhe është karakterizuar me thënie dhe banderola fashiste.

Deri tash Italia është renditur si vendi me ekonominë me të dobët pas Greqisë dhe me  probleme tëshumta me papunësinë.

Politikanët kanë tentuar që t’i shtrëngojnë ligjet rreth emigrimit duke parë që gjatë këtyre gjashtë viteve Italia ka pranuar mbi 600,000 emigrantë nga Lindja e Mesme.

Ndërkohë, Patrizio Nissirio, një nga shefat e qendrës më të madhe të mediave, ka thënë që këto zgjedhje po karakterizohen me shpërndarjen e lajmeve të rreme, një gjë që kishte ndikuar shumë në zgjedhjet amerikane në vitin 2016.

Zgjedhjet nëItali janë shpallur pas dorëheqjes së kryeministrit të deritanishëm, MatteoRenzi, i cili dështoi në referendumin për ta ndryshuar sistemin politik të Italisë.

Gjithsesi, shqetësimi më i madh i qytetarëve janë kandidatët për kryeministër.

Ai që po u prinë sondazheve zgjedhore është ish-Kryeministri i Italisë, i ashtuquajtur “Kryeministri i Skandaleve” SilvioBerlusconi. PAVARËSISHT , që të gjithë e kishin menduar që ai ishte i mbaruar politikisht, shihet që Kosova nuk është e vetmja që u jep disa shanse politikanëve të dështuar.

Partia e tij prinë me 37 % në të gjitha qytetet në Itali.

Një tjetër kandidatështëMatteoSalvini paga partia LEGA. Një nga ata që i ka pranuar hapur tendencat fashiste dhe  ka kërkuar “Spastrim masiv, në qoftë nevoja, edhe me përfarimin e forcës”.

Ai është quajtur si “Trumpi italian”. Gjithashtu, gjatë zgjedhjeve në SHBA gjatë vitit 2016, ai ka qenë një nga mbështetësit më të mëdhenj të Trumpit. Mediat ndërkombëtare tregojnë që këta janë takuar disa herë dhe se sipas tyre Trump i ka thënë që “shpresoj që ju të bëheni kryeministër i Italisë”.

Në fund është Luigi Di Maio, nga partia “Lëvizja Pesë Yjet” që fillimisht kishte qenë një lëvizje antiqeveritare që protestonte regjimin e Berlusconit.

Gjithsesi, zgjedhjet do të mbahen këtë të diele dhe do të jenë nën vëzhgim të lartë nga partnerët evropianë./Rrona Jaka/Arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme