Java e ardhshme pritet t’i japë epilog çështjes së demarkacionit, e cila diskutohet tash e tre vjet. Ndonëse kjo marrëveshje u soll në Kuvend dhe dështoi dy herë gjatë javës së kaluar (nga mungesa e Listës Serbe në Kuvend dhe nga kundërshtimi i lëvizjes “Vetëvendosje” për ta pranuar këtë marrëveshje) është bërë e ditur se gjatë javës së ardhshme, kur edhe do të mbahet seanca për Demarkacionin, Lista Serbe do të jetë në Kuvend dhe do të votojë pro kësaj marrëveshjeje.
Kështu ka bërë të ditur një burim i gazetës “Zëri” brenda Qeverisë, i cili tha se “po kjo marrëveshje kalon javën e ardhshme me Listën Serbe”, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Përveç kësaj, një gjë të tillë e ka pohuar gjatë ditës së djeshme edhe zëvendëskryeministri Behxhet Pacolli, i cili tha se Lista Serbe do të votojë pro Demarkacionit pas 5 marsit. Në anën tjetër deputetë të lëvizjes “Vetëvendosje” kanë deklaruar se kjo marrëveshje mund të kalojë vetëm me “pazaret e liga”, siç i kanë quajtur ata, me Listën Serbe.
Ndërkohë, njohës të çështjeve politike thonë se vendimi i Listës Serbe lidhet pikërisht me zgjedhjet lokale në Serbi, që pritet të mbahen këtë të diel./Zëri/
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...