Duke folur për “truket” nuk është se ndryshimi është i menjëhershëm. Por ndryshimi midis një familjeje të shëndetshme, me orët e duhura të gjumit dhe nga ana tjetër tre (ose më shumë) individë në prag të një krize nervore, është i dukshëm.
Nëse dikush do t’ju pëshpëriste që ata do të dinin se si ta zvogëlonin në mënyrë drastike ngarkesën e përditshme, atëherë u sugjeroni këtë manual.
Nëse keni arritur deri këtu, ndoshta jeni në fillim të asaj që ne e quajnë “udhëtimi më aventuresk që mund të përjetoni”: ardhja në jetë e një fëmije. Atëherë revistat, doracakët, këshillat nga mjekët dhe infermieret apo gjyshet ju vijnë në ndihmë për të kapërcyer makthin e netëve pa gjumë (shkaku i parë i krizës në çift me të ardhur në jetë fëmija), rrëmujën në shtëpi apo edhe kohën që papritmas nuk ekziston më.
Në mënyrë që të bashkëpunojmë sa më mirë, duhet që të kemi pasur eksperiencë në këtë gjë, apo cili prej nesh ka pasur më shumë. Që këtu nis filozofia e ParentHacks.com: shumë më tepër se një blog, në Amerikë përdoret si një pikë referimi për prindërit e rinj. Tanimë ka mbërritur edhe në Itali me një përmbledhje më të mirë dhe cilësuar si “Mama pa stres”.
Këtu po ju listojmë 7 këshillat e “Mama pa stress”
1 – Fëmija që vetëm qan nga dëshpërimi, njihet universalisht si shkaku i parë i mosfunksionimit për prindërit. Dhe kështu, Dornfest sugjeron, “mbani shumë rezervë në djep”. Ndërrojeni fëmijën gjatë natës, dhe mund të fleni për pak. Por mbi të gjitha, shumë shpejt fëmija do të mësohet me këtë regjim.
2 – Jeni gati duke dalë nga dhoma, ndërkohë që fëmija po fle, por kur çelësi i derës bën zhurmë, ai hap sytë e tij të gjerë dhe fillon nga e para. Vendosni një gomë rreth dorezës dhe mbylleni derën.
3 – Foshnja e irrituar? Merreni në krahë dhe luani me të, sepse atij do t’i duket si një djep, por mundohuni që të bëni hapa të vegjël.
4 – Lodra e preferuar mund të jetë një shpëtim për një fëmijë për ta ngushëlluar, por një tragjedi nëse shkatërrohet ose humbet. Luani paraprakisht. Pasi ta keni zbuluar të preferuarin, blini shumë prej tyre. Herë pas here të zëvendësohet me ndonjë rezervë. Kështu që këto lodra do na shpëtojnë në shumë raste, por edhe në qoftë se humb ndonjëra nga lodrat kemi zëvendësuesin.
5 – Ngashërimat e fëmijës gjatë natës përbëjnë ngjarje të papritura që zgjojnë në mënyrë dramatike të gjithë familjen. Për të minimizuar kohën e nevojshme për “shpëtim”, në vend që të vendosni një çarçaf të vetëm në djep dhe këllëfin e papërshkueshëm nga uji për të mbrojtur dyshekun, përdorni shtresa të ndryshme të çarçafëve dhe këllëfëve mbrojtës. Në raste të papritura, hiqni çarçafin e parë dhe këllëfin kryesor të papërshkueshëm nga uji: shtresa e thatë dhe e pastër do të jetë e gatshme nën të.
6 – Nata e parë në një shtrat të madh. Nuk duam ta ekzagjerojmë por të qarat e fëmijës zgjojnë të gjithë familjen. Duke fjetur në një krevat të madh duhet patjetër të vendosni edhe një peshqir të mbështjellur fort përgjatë buzës së shtratit midis dyshekut dhe çarçafit të mbështjellë. Ënjtja që krijohet do të bëhet pengesë dhe do ta mbajë fëmijën tuaj në shtrat.
7 – Nëse pastaj keni nevojë për pushim, por ai nuk dëshiron të fle, ka shumë lojëra tipike relaksuese për t’ia bërë që shtrirë: masazhatori, parukieri, doktori. Duke shpikur një projektues lazer në tavan ju gjithashtu do të keni justifikimin për të fikur dritën. I vetmi kundërindikacion, është se shanset për t’iu zënë gjumi janë shumë të larta./gsh/
Katari pezullon rolin ndërmjetësues për luftën në Gazë
Burimi planifikon që pas BBVK të punojë kamarier
PSG merr një fitore solide në udhëtim ndaj Angers
Las Vegasi mbulohet nga bora, qytetarët thonë se nuk kanë pa...
NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut n...
“T’ua humbim buxhetin djemve”, Gresa ia tregon planin Sarës