Dy shqiptarë dhe një italiane janë arrestuar nga policia italiane për shpërndarje të lëndeve narkotike.
Të tre këta persona ishin pjesë e një bande, që shpërndante kokainë në Vicenza në zonën Stanga.
Italiania Luisa Santini, 33 vjeç, nënë e një bebeje 2 muajshe, është pronarja e një bari në Vicenza. Ajo së bashku me të rinjtë shqiptarë, kushërinj mes tyre, Xhuljo Aliaj, 24 vjeç, i cili konsiderohej edhe kreu i grupit dhe Sokol Haderaj, 33 vjeç kishin organizuar një rrjet të trafikimit të drogës në zonë.
Gjatë aksionit të policisë u sekuestrua 1 kg kokainë, raportojnë mediet lokale. Një gram kokainë u shitej përdoruesve nga 60 në 100 euro.
Haderaj ishte personi që merrej me sigurimin e kokainës. Sipas autoriteteve italiane, ai e merrte drogën me makinë në Shqipëri. Përsa i përket shpërndarjes së drogës në Vicenza, ishin klientët, ata që porosisnin me mesazhe të koduara në ËhatsApp, ndërsa shqiptarët ua dërgonin në shtëpi.
Asambleja e Përgjithshme e OKB mbledh sot liderët botërorë, ...
Hungari/ Merret në pyetje drejtuesja e kompanisë e lidhur me...
Moti sot në Shqipëri
Shea: Masat e BE-së ndaj Kosovës mund të hiqen këtë vjeshtë
Sot mbahet Maratona e Prishtinës
Dita e fundit e verës me diell, temperatura maksimale arrin ...