Google ADS

Vëllai i Rexhep Selimit, Ramadani grushton policin

23:45 | 2 Mars 2018
M. A.

Vëllai i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimit, Ramadani ka grushtuar sot pjesëtarin e Policisë së Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur sot në Prishtinë, rreth orës 18:00.

Mësohet se e gjithë ngjarja ka ndodhur derisa policia e kishin ndalur një makinë, për kundërvajtje në trafik, e cila ka rastisur të jetë e vëllait të deputetit Selimi.

Vëllai i Rexhep Selimit nuk i kishte përfillur urdhrat e policit dhe e kishte sulmuar fizikisht zyrtarin policor me inicialet A.I. Pas këtij veprimi, ai është shoqëruar në stacionin policor.

Vëllai i Rexhep Selimit duke mos u mjaftuar me kaq, me të arritur në stacionin e Jugut, e kishte goditur me gushtë në fytyrë zyrtarin policor.

“Me datën 02.03.2018 rreth orës 18:00 njësia policore e Hetimeve të St. Policor Jugu Prishtinë Z.S # 6761 dhe A.I. # 9063 pas një kundërvajtje në trafik të rreth i Viktorisë është ndaluar vetura Pezho 206 me targa 01-642-HC të cilin e voziste Ramadan Selimi i lindur me 20.04.1960 nga Fshati Aqarevë i cili nuk kishte përfillur urdhërat e policit dhe i njëjti e kishte sulmuar fizikisht zyrtarin policor A.I duke e goditur me këmbë në dy këmbët zyrtarin policor. I dyshuari është shoqëruar në stacion policor pasi është sjellë në stacion I dyshuari përsëri e kishte goditur me gushtë në fytyrë zyrtarin policor si dhe ja kishte grisur xhaketën zyrtare”, kanë thënë burime të Gazetës Blic brenda Policisë së Kosovës.

Ndërkaq, zyrtarisht nuk kanë konfirmuar nga policia e Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme