Jennifer Lawrence: Shoqja ime më thotë që do të vdes e vetmuar

20:17 | 2 Mars 2018
Arbresh.info

Aktorja e njohur Jennifer Lawrence ka deklaruar se mikja e saj e ngushtë Amy Schumer tallet me të duke i thënë që ajo do të vdes e vetmuar pas ndarjes nga i dashuri Darren Aronofsky.

27 vjeçarja ka treguar që e kishte përjetuar shumë rëndë ndarjen me regjisorin në fund të vitit të kaluar me të cilin ishte në lidhje dy vite, transmeton Daily Mail, shkruan arbresh.info.

Mikja e saj Amy me të kuptuar lajmin e ndarjes së Lawrence i dërgoj asaj një buqetë me lule së bashku me një letër në të cilën me shaka kishte shkruar “ Më vjen keq që do të vdesësh e vetmuar. Të dua”

Na anën tjetër Jennifer ka deklaruar që edhe pse ata të dy më nuk janë në lidhje, ajo vazhdon ta dojë edhe më tutje dhe se nuk mund ti harroj kohët që ka kaluar me të./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme