Studentja Adea Shabani, shpallet e zhdukur në Amerikë

20:01 | 2 Mars 2018
Arbresh.info

Kërkohet Adea Shabani 25 vjeçe, e cila ka humbur në Los Angeles, California, javën e kaluar.

Adea studion për aktrim, dhe është shqiptare nga Maqedonia. Autoritetet Amerikane tashmë janë vënë në kërkim.

Një studente aktrimi është zhdukur në Los Angeles javën e kaluar dhe tani miqtë dhe familja janë në kërkim të 25 vjeçares e cila ishte vendosur në këtë vend për të ndjekur ëndrrën hollivudiane.

Adea Shabani, shqiptare nga Maqedoni herën e fundit u pa më 23 shkurt afër bllokut 1700 në Wilcox Avenue, disa blloqe larg Teatrit të Famshëm Kinez në mes të Hollywood.

https://twitter.com/SCVSHERIFF/status/969346103278673920?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fstudentja-adea-shabani-shpallet-e-zhdukur-ne-amerike-policia-nis-kerkimin%2F

“Adea nuk është parë apo dëgjuar dhe familja e saj është e shqetësuar për sigurinë e saj”, tha policia.

Shabani është nga Maqedonia derisa prej më pak se dy vjetësh jetonte në Los Angeles.

Nëna e saj tashmë ndodhet në SHBA dhe ka angazhuar hetues privat për rastin.

Secili që ka ndonjë informacion lutet që të lajmërojë policinë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme