Bajram Jashanica mund të dënohet me 2 vite moslojë për shkak të përdorimit të një substance të ndaluar në ndeshjen që Skënderbeu e kishte luajtur në Europa League ndaj Young Boys. Por, skuadra korçare ka reaguar duke e arsyetuar këtë veprim.
“Me datë 29 Shtator 2017, Bajram Jashanica është diagnostikuar me simptoma të alergjisë akute, e cila kishte nevoje për një trajtim të menjëhershëm dhe efektiv. Në përpjesëtim me kushtet klinike të lojtarit, atij i është administruar substanca e Prednisolut, medikament i përdorur gjerësisht në trajtimin e alergjive, prej me shumë se 50 vitesh.
Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, stafi mjekësor kërkoi lëshimin e një autorizimi të përdorimit të substancës prednisolone nga Komisioni i Anti-Dopingut të UEFA-s e njohur edhe si Autorizimi TUE, pasi kjo substancë ishte administruar në kushtet e urgjencës dhe në mirëbesim të plotë nga ana e lojtarit. Pavarësisht kërkesës së arsyetuar nga ana e Klubit tonë, organi administrativ i UEFA-s refuzoi lëshimin e autorizimit dhe si pasoje, ka çelur procedurë disiplinore.
Bëjmë me dije se substanca në fjalë është vetëm e ndaluar si rrjedhojë e metodës së administrimit të saj (injeksion), pasi preparate të ngjashme të administrueshme në rrugë orale (pilula) nuk konsiderohen si forma dopingu dhe veçanërisht, janë të klasifikuara në kategoritë me të ulëta të dopingut, për nga rrezikshmëria dhe efektet e tyre.
Klubi i Futbollit Skënderbeu është i bindur në pafajësinë e plotë të Z. Jashanica dhe do të përdorë çdo resurs të mundshëm në mbrojtjen e integritetit dhe karrieres se tij” thuhet në reagim./
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...
Deklarata e Muratit për Prokurorinë Speciale, KPK: Përpjekje...
Policia Rajonale e Ferizajt shqiptoi 1 mijë e 297 gjoba gjat...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë