Bordi Ndërkombëtar i Kontrollit të Narkotikëve ka publikuar së fundmi raportin për vitin 2017, i cili bazohet në disa raporte mbi lëndët narkotike, substancat psikotrope, perkursorët dhe përbërësit kimikë të përdorur në prodhimin e paligjshëm të drogave.
Në raport, rruga e ashtuquajtur ballkanike dominon korridorin e trafikut të drogave në Evropën Lindore. Në këtë rrugë, lëndët opioide trafikohen nga vendburimet origjinale, si Afganistani, Pakistani dhe Republika Islamike e Iranit, tranzit përmes Turqisë, Ballkanit e përfundojnë në Evropën Qendrore e Perëndimore.
Në Ballkan janë ndërruar shpesh degët e mafies, por rruga kryesore mbetet ajo përmes Bullgarisë, Serbisë, Bosnje-Hercegovinës, Kroacisë, Sllovenisë dhe Austrisë, ndërsa një pjesë më e vogël trafikohet përmes Maqedonisë dhe Kosovës, zakonisht për magazinim dhe paketim.
Në kah të kundër trafikohen drogat sintetike nga Europa Perëndimore. Grupet kriminale shqiptare bashkëpunojnë ngushtësisht me ato në Greqi, Itali, Kosovë, Mal të Zi, Serbi, Maqedoni dhe Turqi.
Megjithatë, bashkëpunimi ndërkombëtar me kandidatë dhe vende potencialisht kandidate për në BE, si për shembull me Shqipërinë, Bosnjën, Serbinë dhe Maqedonisë, vijon fuqishëm duke asistuar dhe zhvilluar më tej sistemet e tyre të brendshme të interceptimit, bazuar mbi kornizat ndërkombëtar, shkruan Top Channel.
Sa i përket kanabisit që përfundon në vendet e BE-së, ai shpesh kultivohet si brenda tyre, ashtu dhe përmes trafikut nga rajone të tjera. Shqipëria mbetet burimi kryesor i kanabisit që shkon në BE. Në vitin 2016, kultivimi i kanabisit në ambiente të mbyllura u rrit shumëfish e kjo u raportua nga disa vende, si Islanda, Letonia, Lituania, Holanda, Polonia, Rumania dhe Sllovakia.
Në Shqipëri, gjatë vitit 2016, situata e kanabisit karakterizohej nga rritja e sipërfaqeve të kultivimit, shoqëruar me zgjerimin e rrugëve detare për trafikim dhe përpjekjet përmes rrugëve ajrore. Në vitin 2016, për shkak të sasisë të tepër të prodhuar, çmimi i kanabisit në Shqipëri ra në një nivel prej 100-400 eurosh për kilogram.
Sasia e kanabisit të sekuestruar në Shqipëri u rrit me 164% nga viti 2015 në vitin 2016, duke arritur një total prej 30 tonësh në këtë të fundit, krahasuar me 11.3 tonë të sekuestruara në vitin paraardhës. Gjatë kësaj kohe, çmimi i kanabisit të prodhuar në ferma ra 600-1300 euro për kg në vitin 2015, deri në 100-400 euro për kg në 2016-n./TCH
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...