Xherdan Shaqiri është njëri nga yjet në Premierë Ligë të nominuar në shkurt për çmimin “Lojtari i Muajit”.
Ylli kosovar është duke shijuar sezonin e tij më të mirë në Premierë Ligë qysh pas transferimit që tri vite te skuadra angleze Stoke City që aktualisht është nën udhëheqjen e trajnerit Paul Lambert, shkruan portali arbresh.info.
26-vjeçari ka realizuar shtatë gola dhe ka krijuar gjashtë asistime brenda gjithsej 26 paraqitjeve të zhvilluara këtë edicion në kampionatin anglez.
Sergio Aguero, Mousa Dembele, Eden Hazard, Pscal Groos, Mohamed Salah dhe Glenn Murray janë yjet tjerë të Premierë Ligës të nominuar për çmimin “Lojtari i Muajit”.
Reprezentuesi i Zvicrës ka shënuar tri gola në tri ndeshjet e Stoke Cityt të zhvilluara brenda muajit të kaluar.
Shaqiri realizoi në ndeshjen dy ndeshjet si mysafirë, kundër Bournemouthit dhe Leicester Cityt, si dhe në takimin si nikoqir në Bet365 ndaj Brighhtonit./arbresh.info/
Votoni duke klikuar këtu
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...