Ambasada hungareze ndihmon komunën e Negotinës me kontejnjerë hedhurinash

14:42 | 2 Mars 2018
Arbresh.info

Komuna e Negotinës do të pranojë një donacion prej 100 kontejnerëve të rinj, të cilat do të futen menjëherë në përdorim.

Kjo komunë ka nënshkruar një marrëveshje për sigurimin e tyre, me ambasadën e Hungarisë në Maqedoni. Gjithashtu, komuna ka marrë 20 kontejnerë tjerë, dhjetë nga të cilët janë për plastikë dhe kanaqe, kurse dhjetë të tjera janë për letër, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Këto 20 kontejnerë u siguruan si rezultat i bashkëpunimit të komunës me firmën Pakomak./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme