Toni Kroos dhe Luka Modric janë duke luftuar me kohën për të qenë të gatshëm për ndeshjen kthyese në Ligë të Kampionëve kundër Paris Saint Germian.
Dyshja në qendër të mesfushës nuk kanë marrë pjesë në stërvitje me të gjithë pjesën tjetër të skuadrës startuese të premten, megjithëse trajneri Zinedine Zidane është inkurajuar me rikthimin në Marcelos, transmeton portali arbresh.info.
Asnjëri nuk do të jetë i përfshirë në ndeshjen e së shtunës në La Liga kundër Getafes, ku pritet të jenë në dispozicion lojtarët si Casemiro, Marcos Llorente dhe Matteo Kovacic.
Kohë në fushë pritet t’i ipet edhe Dani Ceballos, ndërkohë që Isco është gjithashtu një opsion nëse Zidane vendos për të startuar me një formacion duke pasur më shumë në mendje sulmin.
Mbrojtësi qendror Jesus Vallejo është rikthyer gjithashtu, ndërkohë që mesfushori nga skuadra e re Oscar Rodriguez është i përfshirë në skuadrën e plotë për atë ndeshje./arbresh.info/
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?
Çfarë personaliteti ka një Shigjetar?
Çaji i hudhrës – arsyet shëndetësore pse duhet të pini çdo m...
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën