Gjykata Supreme e Kosovës ka lansuar Udhëzuesin për Politikën Ndëshkimore në Kosovë.
Në ceremoninë në të cilën po marrin pjesë edhe ambasadori amerikan, Greg Delawie dhe Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi si dhe Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri e zyrtarë të tjerë të lartë shtetëror, fjalën kryesore e mbajti kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci.
Ai tha se qëllimi i këtij udhëzuesi është që të unifikojë praktikën gjyqësore në fushën e politikës ndëshkimore, njofton Klan Kosova.
Peci shtoi se deri më tani shpesh herë ka pasur vendime të cilësisë së ulët nga ana e gjykatave të nivelit më të ulët, gjë që i ka bërë që të jenë të sfidueshme në gjykata.
Ndërkohë që përmes këtij udhëzuesi jepen detaje për legjislacionin penal që është në fuqi dhe kështu sipas Pecit, do të mund te unifikohet politika ndëshkimore.
Ndërkohë që ky udhëzues nuk ka karakter të obligueshëm ligjor./Klan Kosova/
A të bën të lumtur paraja? Përgjigjen banorët
Kosova dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë Memorandumin e M...
Haradinaj: Të tjerët japin grante për familjarë, ne do të ul...
Vullneti thotë se po e qetëson ezani brenda shtëpisë së Big ...
Mes shumë mungesash, Foda zgjedh 11-shen ndaj Lituanisë
Osmani e ambasadorët diskutojnë për hapat e integrimit të Ko...