Google ADS

Këshilltari i ministrit të Arsimit kërcënon Haradinajn: Po u prek ministri, bie qeveria

14:07 | 2 Mars 2018
Arbresh.info

Pas raportimit të disa mediave se mund të shkarkohet ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi për shkak të përjashtimit të Agjencisë Kosovare të Akreditimit nga ENQA, për shkak të shkarkimit të Bordit të kësaj agjencie, ka ndodhur edhe thyerja ndërmjet partnerëve të koalicionit, shkruan arbresh.info.

Këshilltari i Ministrit të Arsimit, Valmir Gashi përmes një statusi në profilin e  tij në facebook ka shkruar se partia e Limajt është shumë e qartë, po u shkarku ministri, bie qeveria.

“Partia e Fatmir Limajt tashmë e ka bërë të qartë: po u prek ministri, Qeveria bie!”, ka shkruar ai në profilin e tij në facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme