Mbrojtësi i Arsenalit, Hector Bellerin është rishfaqur si një shënjestër për transferim e kampionit italian Juventusit.
22-vjeçari raportohet nga ‘The Guardian’ se është i zhgënjyer me jetën te klubi nga veriu i Londrës dhe “Zonja e Vjetër” është e përgatitur për të lansuar një ofertë gjatë verës, transmeton portali arbresh.info.
Qendërmbrojtësi i Arsenalit ishte një shënjestër afatgjate e Barcelonës pasi gjiganti katalunas të nënshkruante me Nelson Semedon e Benficas në merkaton verore të vitit të kaluar.
Bellerin ka një kontratë te Arsenali deri në qershor të vitit 2022, por klubi do të jetë për të shitur atë këtë vit për shkak të arritjes së ish drejtorit të Barçës për transferime, Raul Sanlehi, në Emirates.
Spanjolli iu bashkua “Topçinjve” në vitin 2011 si një 16 vjeçar pasi diplomoi nga sistemi La Masia i të rinjve të Barcelonës./arbresh.info/
Kryetari i Zubin Potokut: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ka d...
Shpërthimet në veri, Haradinaj: Organet e sigurisë të bashkë...
Përplasja e Xuxit me Kevinin shkaktoi momente të tensionuara...
Xuxi pyet Edin: “A i ke ra pishman që ke dal?” –Edi: “Pishma...
Hezbollahu e cilëson si “fitore hyjnore” armëpushimin me Izr...
Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, ndërpr...