Katër persona janë arrestuar në një lokal që shfrytëzohej për masazh në fshatin Vitomiricë të Pejës, nën dyshimin e konsumimit të veprave penale: Mundësim ose Detyrim në Prostitucion” dhe ,,Ofrim i Lokaleve për Prostitucion”.
Dy të dyshuar të këtij rasti me vendim të prokurorit kompetent, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Nga vendi i ngjarjes janë marrë dëshmi relevante rreth kryerjes së kësaj veprimtarie të kundërligjshme.
Bëhet e ditur se me vendim të zyrtarëve kompetent, lokali ku zhvillohej veprimtaria e kundërligjshme është mbyllur.
Në një operacion tjetër të zhvilluar në fshatin Hajvali të Prishtinës, në bashkëpunim edhe me inspektor të ATK-së dhe zyrtarë kompetent komunal, në një lokal që shfrytëzohej për masazh është arrestuar i dyshuari me inicialet F.Rr, 28 vjeçar.
Për të njëjtin ekziston dyshimi i bazuar se ka trafikuar dy viktimat femra kosovare, shqiptare, me qellim të shfrytëzimit për punë të detyruar dhe shërbime seksuale.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë, kurse dy viktimave u është ofruar strehim dhe trajtim sipas procedurave standarde për viktimat e trafikimit.
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...