Google ADS

Deti me Greqinë, opozita: Mazhoranca i dha të drejtë Metës

11:46 | 2 Mars 2018
Arbresh.info

Takimi i Ilir Metës me deputetët e Komisionit të Jashtëm për çështjen e negociatave me Greqinë për ndarjen e kufirit përfundoi rreth orës 10:00 të së premtes.

Nga opozita i pari që foli ishte deputeti Edi Paloka, i cili tha se edhe mazhoranca ra dakort që qëndrimi i Presidentit ishte korrekt.

“Pas parashtrimit të Presidentit lidhur me qëndrimin e tij, ramë dakort që të gjithë, që qëndrimi i Presidentit është qëndrim korrekt dhe i përgjigjet përgjegjësisë dhe detyrimit që ka për të qëndruar tek vendimi i Gjykatës Kushtetuese”, deklaroi Paloka.

Deputeti i PD-së tha se shqetësimi kryesor i opozitës ishte transparenca, ndërsa pati edhe kërkesa për një verifikim më të mirë të grupit të negociatorëve.

Ndërkohë, Tritan Shehu ritheksoi edhe njëherë se Partia Demokratike është e gatshme që çështja të dërgohet në Gjykatën e Drejtësisë në Hagë, ndërsa Klajda Gjosha nga LSI tha se duhet të kalohen më parë të gjitha etapat./Top Channel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme