Është arrestuar në Tajlandë për prostitucion të paligjshëm por një modele e njohur ruse ka bërë një kërkesë të pazakontë përkundrejt lirimit të saj.
Anastasia Vashukevich ka kërkuar ndihmën e amerikanëve për t’ia mbathur nga një qendër paraburgimi, në këmbim të informacioneve mbi lidhjet mes Donald Trump, dhe Rusisë.
Ajo u arrestua në 26 shkurt, së bashku me 9 shtetas të tjerë rusë në qytetin Pattaya, por ndërsa shoqërohej për në burg, Rybka publikoi një video në llogarinë e saj në “Instagram” duke iu lutur gazetarëve amerikanë që ta ndihmojnë.
Në videon e saj, bukuroshja shprehej se:
Jam gati t’iu ofroj të gjitha pjesëzat e munguara të puzzle-it, t’i shoqëroj ato me video dhe audio, në lidhje me lidhjet e ligjvënësve tanë të respektuar me Trumpin, Manafortin e pjesën tjetër. Di shumë gjëra. Jam në pritje të ofertave tuaja dhe ju pres në burgun ku ndodhem në Tajlandë”.
Rybka pushtoi tituj e mediave këtë muaj pas publikimit të një “ditari” mbi mënyrat sesi mund “të joshet një miliarder”.
Ishte pikërisht kryeopozitari rus Alexei Navalny ai që publikoi një video nga llogaria e Intagramit të Rybkas, që tregon një nga udhëtimet e saj me jaht në gusht të vitit 2016 me miliarderin rus Oleg Deripaska, si dhe zv.kryeministrin Sergey Prikhodko.
Navalny thotë se dy burrat në fjalë mund të dëgjohen në video teksa diskutojnë marrëdhëniet e dobësuara të Rusisë me Shtetet e Bashkuara.
Pakistan: 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës ...
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...