Humbi jetën nga astma, familjarët e 37-vjeçares shqiptare dhurojnë organet

00:54 | 2 Mars 2018
Trina Galanxhi

Një familje shqiptare ka marrë vëmendjen e mediave italiane për shkak të një gjesti fisnik që kanë bërë. Një nënë e re humbi jetën si pasojë e një ataku nga astma, dhe pikërisht familjarët e saj kanë vendosur që të dhurojnë organet e saj.

Një krizë e frymarrjes bëri që zemra e saj të ndalonte së rrahuri dhe mjekët nuk arritën ta shpëtonin. Jurilda Mara dhe bashkëshorti i saj Astrit Mara jetonin ne Tornaghi Cassano bashkë me tre fëmijët e tyre Alessia, Simon dhe Omari.

“Ajo gjithmonë shqetësohej për të ardhmen dhe dëshira e saj  ishte që t’i jepte jetë dikujt tjetër dhe ne ramë dakord që ti dhurojmë organet e saj-“ shpjegojnë familjarët.

Vdekja e saj në moshë të re ka prekur të gjithë komunitetin ku ajo jetonte.

“Ajo vuante nga astma por jo në gjëndje të rëndë, të martën kishte një sulm kur ishte në shtëpi dhe zemra e saj u ndal menjëherë . Mjekët nuk e kanë kuptuar ende se cfarë ka ndodhur ndërkohë po presin rezultatet e autopsisë.”- është shprehur bashkëshorti i saj.

Në ceremonin e lamtumirës kishte shume pjesëmarrës , ku qindra qytetarë kanë shkuar për ti dhënë lamtumirën e fundit  Jurildës dhe ti shprehin ngushëllime familjarëve të saj. “Është mbajtur riti Islamik gjatë ceremonisë dhe ne jemi habitur për respektin dhe se si të pranishmit kanë ndarë bashkë me ne dhimbjen për këtë humbje“- ka përfunduar Astriti. Gjithashtu gjesti që familjarët kanë bërë duke dhuruar organet është vlersuar nga i gjithë komuniteti dhe është një mesazh sensibilizues që edhe pse Jurilda nuk jeton më, organet e saj po mbajnë në jetë dikë tjetër.

Vetë gazeta e Treviglio’s i ka dedikuar një artikull familjes shqiptare dhe ka vlerësuar këtë gjest duke dhënë mesazhe sensibilizuese./Opinion/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme