Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, njëherësh zëvendëskryeministër i vendit, Behgjet Pacolli, i cili po qëndron për një vizitë në Japoni, ka takuar sot homologun e tij, Taro Kono.
Pacolli ka bërë të ditur se me ministrin e Punëve të Jashtme të Japonisë kanë diskutuar për investimet japoneze dhe për heqjen e vizave nga Japonia për kosovarët.
Dy diplomatët kanë biseduar edhe për hapjen e një ambasade të Japonisë në Prishtinë, ka treguar Pacolli.
“Takimi shumë miqësor me Ministrin e Punëve të jashtme të Japonisë,Taro Kono.
Diskutuam për një rol të ri të Kosovës në relacion me Japoninë në Balkan, për investimet japoneze në vendin tonë,bashkëpunimin në organizatat ndërkombëtare, për hapjen e Ambasadës së Japonisë në Prishtinë, për heqjen e vizave nga Japonia krahas me BE për kosovarët), vizitën e ardhshme të MPJ të Japonisë në Kosovë e tema të tjera me interes reciprok”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij në Facebook.
Nesër fillon turi i koncerteve të Sabrina Carpenter, Columbu...
Nesër bëhet hapja solemne e Festivalit Ndërkombëtar “E...
Arteta i ashpër në konferencë për media pas ndeshjes me Man ...
Soja nuk është vetëm për vegjetarianë – Proteinat e sa...
Margot Robbie tregon barkun e rrumbullakosur gjatë një paraq...
Muharrem Jashari asiston në ndeshjen e Cherkasyt