Fëmijët e ‘urrejnë’ Victoria Beckham

23:03 | 1 Mars 2018
Arbresh.info

Victoria Beckham është nënë e katër fëmijëve të cilët i ka nga martesa më futbollistin David Beckham.

Ikona e modës gjithmonë ka dëshmuar që është një nënë e përkushtuar edhe përkundër angazhimeve të shumta, shkruan arbresh.info.

Moti i ftohtë dhe temperaturat e ulëta kanë përfshirë edhe qytetin e Londrës, por kjo nuk ndaluar Victorian që ti dërgojë djemtë e saj në shkollë e kjo gjë duket se i ka zemëruar dy vogëlushët.

Në një foto që kanë postuar dy djemtë e Victorias dhe David ata kanë treguar edhe zemërimin që kanë më mamanë e tyre

“Kur mami të detyron të shkosh në shkollë, edhe pse jashtë ka shumë borë. Fëmijët e tjerë nuk shkojnë në shkollë. Një mama e tmerrshme”, kanë shkruar ata.

Ndryshe, Victoria dhe David janë të martuar dhe kanë tre djem dhe një vajzë./Arbresh.info/ 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme