Google ADS

Irani ndalon 35 gra që shkuan të shikonin një ndeshje futbolli

22:16 | 1 Mars 2018
Trina Galanxhi

Irani ka ndaluar 35 gra që ishin nisur për të parë një ndeshje futbolli.

Ato u përpoqën që të shkonin të shikonin një ndeshje mes ekipeve të Teheranit Esteqlal dhe Persepolis. Irani tha se ato u mbajtën përkohësisht dhe do të lirohen pas ndeshjes, transmeton portali arbresh.info

Presidenti i FIFA, Gianni Infantino, ishte gjithashtu i pranishëm, së bashku me Ministrin iranian të sportit Masoud Soltanifar.

Një transmetin i drejtpërdrejtë është hequr, pasi gazetari pyeti Ministrin e sportit se kur do të lejoheshin gratë që të shikonin një ndeshje futbolli.

Sipas një zyrtari të ulës, zëdhënësi i ministrisë së brendshme të Iranit Seyyed Salman Samani tha se tifozët e futbollit femra nuk u arrestuan por u transferuan në një “vend të duhur” nga policia.

Irani i ka ndaluar gratë që të marrin pjesë në lojërat e futbollit që nga revolucioni iranian më 1979./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme