Google ADS

Stuhitë e borës paralizojnë transportin në Evropë

22:11 | 1 Mars 2018
Arbresh.info

Reshjet e dëborës që po fshikullojnë Evropën kanë shkaktuar telashe në sistemin e transportit, ku pritet të vazhdojë edhe më tej moti i ligë.

Stuhia ka detyruar anulimin e të gjitha fluturimeve në Dublin dhe mbyllje të përkohshme të aeroportit të Gjenevës në Zvicër, transmeton portali arbresh.info

Pjesë të mëdha të kontinentit të vjetër vazhdojnë të dridhen nga moti siberik që ka sjellë temperaturat më të ftohta në disa vjet.

Të ftohtit ka përfshirë edhe vendin tonë, me temperatura të ulëta që kanë arritur deri në minus 18 gradë.

Fatmirësisht nuk ka pasur viktima nga ky mot i ligë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme