Avdullah Hoti, i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, (LDK), sëbashku me Grupin Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë dorëzuar kërkesë në Kuvendin e Kosovës për të mbajtur seancë të jashtëzakonshme lidhur me përjashtimin e Agjencisë së Akreditimit nga Regjistri Evropian i Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Hoti, në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se janë mbledhur 40 nënshkrime për të mbajtur këtë seancë.
“Grupi Parlamentar i LDK-se sot e ka dorëzuar kërkesën me 40 nënshkrime te deputeteve për seance te jashtëzakonshme te Kuvendit te Kosovës lidhur me vendimet arbitrare dhe joligjore te Qeverise qe kane quar ne përjashtimin e Agjencisë Kosovare te Akreditimit nga Regjistri Evropian i Sigurimit te Cilësisë ne Arsimin e Larte”, ka shkruar Hoti.
Tutje Hoti ka shtuar se “Qeveria do te detyrohet shpejt te marre veprime qe mos te pësojnë studentet dhe mësimdhënësit ne arsimin e larte publik dhe privat ne Kosove”.
Agjencia e Akreditimit të Kosovës është përjashtuar Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë ta përjashtojë këtë agjenci.
Në arsyetimin e Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë, vlerësohet lartë puna e anëtarëve të bordit të kaluar, duke pezulluar mbi 100 programe të akreditimit në kolegjet publike dhe private. Gjithashtu, aty thuhet se puna e tyre nuk u kishte pëlqyer qeverisë dhe kishte shkarkuar ata pa ndonjë arsyetim konkret, duke emëruar anëtarë të tjerë, kryesisht aktivistë partiakë.
Gabbia vazhdon me Milanin deri në vitin 2029
Kosova nikoqire e FIBA Kampionatit Evropian U16 për vajza
Sveçla: Përulemi para familjes emblematike të lirisë sonë, f...
Bekimi i flamurit kombëtar në Korçë, vijon tradita edhe pas ...
Festa e 28 Nëntorit, qytetarët në Tiranë shprehen të kënaqur...
UEFA publikon formacionin e javës së pestë në Ligën e Kampio...