Gashi në takim me Zaevin: Në mars do të bisedojmë për pjesëmarrje në qeveri

20:12 | 1 Mars 2018
Arbresh.info

Kryetari i Lëvizjes Besa i zgjedhur nga delegatët dhe përkrahësit e Shkupit, Afrim Gashi, sot ka realizuar takim me kryeministrin Zoran Zaev, me të cilin siç tha, ka diskutuar për pjesëmarrje në qeveri.

“Në përgjithësi u dakorduam që brenda muajit mars të fillojnë negociatat që edhe Besa të jetë pjesë e shumicës parlamentare, por mbetet të shohim në vazhdim se si do të rrjedh ky proces. Por kryeministri ishte optimist se mund të arrihet ky qëllim. Edhe ne kemi shfaqur gatishmëri që të ndihmojmë këtë proces, të shohim se si do të rrjedhin gjërat më tutje. Nuk kemi folur konkretisht për gjërat konkrete por për gatishmërinë dhe nevojën se qeveria është mirë të zgjerohet ndërsa shumica parlamentare të jetë më stabile. Ky ka qenë parimi për të cilin kemi biseduar”, tha Afrim Gashi.

Përndryshe ai ka realizuar takim edhe me Menduh Thaçin, Ziadin Selën dhe të njëjtën gjë pritet ta bëjë edhe me Ali Ahmetin./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme