Sigal Prishtina kalon në gjysmëfinale

19:21 | 1 Mars 2018
Arbresh.info

Sigal Prishtina është gjysmëfinalisti i tretë i Kupës së Kosovës në basketboll.

Prishtinasit kanë triumfuar në palestrën e Suharekës kundër skuadrës prizrenase Kalaja me rezultat 102-67.

Tashmë dy gjysmëfinalistët e parë dihen dhe ata janë Rahoveci që mposhti Kerasan Prishtinën si dhe Golden Eagle Ylli që ishte më e mirë se Borea.

Theksojmë se në takimin e fundit çerekfinal, i cili fillon në ora 19:45 do të ballafaqohen Bashkimi dhe Trepça.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme