Google ADS

Mbi 700 mijë euro u kursyen për 1 muaj në kardiologjinë invazive

16:01 | 1 Mars 2018
Arbresh.info

Funksionalizimi i Shërbimit të Kardiologjisë invasive 24-orësh, shtatë ditë të javës, në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka bërë që vëllimi i punës të shtohet dukshëm dhe me këtë të mos referohen pacientët për trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore, thuhet në komunikatën e QKUK-së.
Në raportin e fundit të Kardiologjisë Invazive, mes tjerash theksohet se gjatë muajit shkurt janë kryer 192 koronarografi, 110 stentime dhe 57 raste të infarktit akut të miokardit.

Nga parallogaritja e shërbimeve të kryera gjatë kësaj periudhe, rezulton se buxhetit të shteti i janë kursyer 740.000 euro.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme