Arsenali ka lëshuar një deklaratë duke konfirmuar se ndeshja e sotme (e enjte) në Premierë Ligë kundër Manchester Cityt në Emirates do të zhvillohet ashtu siç është planifikuar.
Bora ka mbuluar një pesë të madhe të Anglisë gjatë ditëve të fundit dhe gjendja pritet të përkeqësohet edhe më shumë pasi stuhia Emma ka goditur vendin, transmeton portali arbresh.info.
Shumë ndeshje të vogla në ligë janë ndikuar nga moti, por në pyetje është vënë edhe derbi mes Arsenalit dhe Manchester Cityt. Megjithatë, skuadra nga Londra ka lëshuar një deklaratë në faqen zyrtare duke konfirmuar se ndeshja do të zhvillohet.
“Ndeshja e mbrëmjes së enjtes kundër Manchester Cityt në Emirates është parashikuar të shkoj ashtu siç ishte planifikuar. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë gjendjen e motit dhe të punojmë me agjencitë lokale, por deri sa vazhdon të mos ketë ndonjë njoftim tjetër, ndeshja do të luhet”, shkruan klubi në faqen zyrtare.
Arsenali do të ketë një mundësi për të kërkuar hakmarrje pas disfatës në finale të ‘EFL Cup’ kundër Cityt./arbresh.info/
4000 copa letre për të krijuar flamurin kuq e zi/ Nxënësi ng...
Modernizimi i plotë i rrjetit “Vala”, Kurti: Për...
Krasniqi: Toni, fituesi i 5 medaljeve olimpike si trajner, ë...
Telekomi i Kosovës mban konferencë për media, pjesëmarrës Ku...
Kina, Meksika, Kanadaja reagojnë ndaj kërcënimeve të Trumpit...
Protesta e PD-së në Tiranë, 44 të shoqëruar në komisariatet ...