Organizata ombrellë e Shqiptareve ne Gjermani, “Bashkësia Shqiptare ne Gjermani“, pati një takim shume konstruktiv me Ministrin e shtetit Shqiptar për diasporën, zotin Pandeli Majko. Si Ministri ashtu edhe anëtaret e Bashkësisë dhanë informata për aktivitet dhe planet e tyre, shumë lajme të mira për shqiptarët e diasporës, sidomos ne Gjermani.
Zoti Majko përgëzoi anëtarët e Bashkësisë për iniciativën dhe progresin e bërë deri tani. Ai përsëriti disa herë mbështetjen e tij për organizatën ombrelle. Nga biseda dolën shumë pika bashkëpunimi qe u diskutuan në detaje. Më të rëndësishmet ishin ndërtimi i institucioneve në Shqipëri për diasporën, hapja e qendrave kulturore, arsimi dhe votimi i diasporës.
Ministri pasqyroi planet për ngritjen dhe konsolidimin e institucioneve për diasporën. Për tu përshëndetur është fakti që këto institucione po ndërtohen me ligj për t’i bërë sa me rezistente nga vendime të nxituara të politikes. Ne emër të gjithë shqiptarëve në Gjermani, bashkësia përgëzoi Ministrin për këto iniciativa dhe i ofroi mbështetjen dhe ndihmën e saj në qoftë se do jetë e nevojshme.
Arsimi ishte nja nga temat më të diskutuara. Ne si organizatë ombrelle shohim në arsim mundësinë dhe nevojën për bashkëpunimin më të ngushtë me qeverinë jo vetëm të shtetit Shqiptar por edhe te Kosovës. Vetëm kështu mund të fitojmë kohën e humbur dhe t’i mundësojmë mësimin e shqipes çdo fëmijë shqiptar në diasporë.
Ministri Majko mbylli këtë Takim, duke i falënderuar te gjithë te pranishmit për pjesëmarrjen. Midis të tjerash ai premtoi, se në të ardhmen do ketë angazhim dhe komunikim më intensiv midis Ministrisë së Diasporës dhe Bashkësia Shqiptare ne Gjermani. Me ketë rast ai pranoi ftesën zyrtare nga kryetari i Bashkësisë Lulzim Veliu për të marrë pjesë në kremtimin që do organizohet me rastin e Vitit të Skënderbeut ne Düsseldorf ne fillim te Qershorit 2018./Arbresh.info
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...