​”Nuk dyshoja se më tradhtonte”, flet gruaja e Kasëmit që vrau burrin dhe vjehrrën e të dashurës

14:35 | 1 Mars 2018
Arbresh.info

Një tjetër dëshmi për vrasjen e dyfishtë në Vlorë rreth një muaj më parë, ku nënë e bir u vranë dhe iu vu flaka në shtëpinë e tyre.

Bashkëshortja e tij, ka rrëfyer ne news 24 se jetojnë në kushte ekstreme varfërie në fshatin Strumë të Fierit por se nuk ka pasur dyshime për tradhtinë e të shoqit.

“Mezi jetojmë, na ndihmon familja ime. Kasemi ikën në Greqi herë pas here për të punuar. Unë nuk dija asgjë. Nuk kam pasur dyshime se mund të kishte lidhje tjetër”, ka thënë gruaja e tij.

Kasëmi, baba i dy vajzave ishte me origjinë nga Skrapari por jetonte me familjen e nuses në fshatin Strumë të Fierit.

Policia bënë me dije se në pranga janë vënë Hysnie Hoxhallari, 32 vjeçe, bashkëshortja e Olsi Hoxhallarit djalit të djegur në banesë dhe Kasëm Pirjasi. Të dy shtetasit në bashkëpunim kanë vrarë për motive të dobëta Olsi Hoxhallarin dhe Salkie Hoxhallarin dhe më pas kanë inskemnuar vënien e zjarrit në banesë për të mbuluar provat. Po ashtu është sekuestruar edhe arma e krimit, një armë e ftohtë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme