Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi ka pritur sot në takim komandantin e KFOR-it, Gjeneralin Salvatore Cuoci.
Kryeprokurori Lumezi fillimisht e ka falënderuar gjeneralin Cuoci, për angazhimin dhe sigurinë e dhënë nga KFOR-i, për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Po ashtu, Lumezi e ka njoftuar gjeneralin Cuoci, me funksionimin dhe punën e sistemit prokurorial e në veçanti të Prokurorit të Shtetit, ku ka theksuar se
institucioni të cilin e udhëheq ai është i përkushtuar në luftimin e dukurive të këqija si, luftimi i krimit të organizuar, korrupsionit, terrorizmit, krimeve ekonomike dhe krimet e luftës.
I pari i Prokurorisë së Shtetit, ka theksuar se prokurorët e Shtetit janë të vendosur dhe të gatshëm që të kontribuojnë në forcimin e sundimit të ligjit, si dhe të përballen me sfidat që i ka para i gjithë sistemi prokurorial.
Ndërkaq, komandanti i KFOR-it, Salvatore Cuoci, u shpreh se do të mbetet i përkushtuar që të ketë ambient të qetë, lëvizje të lirë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës./Arbresh.info
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte