Ministri i Punëve të Brendëshmë, Flamur Sefaj ka dorëzuar lejet e digjitalizuara

13:11 | 1 Mars 2018
Arbresh.info

Ministri Flamur Sefaj ka thënë se para disa dite e formuan edhe formatin për smartphone.

“Është model që u përshtatet të gjitha formateve. Do të jetë model në i lexueshëm nga organet që bëjnë kontrollimin e lejeve. Do të jetë e pamundur të falsifikohen dokumentet tani me këtë platformë”, ka thënë ai.

Sipas tij shpejt do të bëhet edhe për vozitësit që ngasin makina të transportit.

“Kjo na bënë në vend të parë të vendeve që janë duke zbatuar këto teknologji. Kjo do të ndikoj edhe për zvogëlimin e aksidenteve dhe do ta lehtësoj edhe kontrollin e Policisë”, ka thënë ai.

Drejtori i ARC-së, Bekim Hoxha tha se qytetarët që tani mund të aplikojnë për ndërrimin e patentave.

“Nuk janë të obliguar mirëpo është mirë të ndërrojnë. Ky patentë është më i lirë se i vjetëri”, ka thënë ai./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme