Trajneri i Hoffenheimit, Julian Nagelsmann është shfaqur si një tjetër konkurrent për të zëvendësuar trajnerin Arsene Wenger në Arsenal.
Arsenali ka përgatitur një listë të shkurtër me trajnerët që mund të jenë zëvendësues të francezit në rast se regjimit të tij prej 22 viteve i vije fundi me përfundimin e këtij sezoni, transmeton portali arbresh.info.
Brendan Rodgersi nga Celticu dhe trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, janë në listë, por sipas ‘The Star’, pjesë e saj është edhe 30-vjeçari Nagelsmann. Ai u bë trajneri më i ri në histori të Bundesglias duke marrë detyrën si një 28 vjeçar në Hoffenheim gjatë muajit shkurt të 2016-ës.
Skuadra gjermane ishte në pozitën e 17-të në tabelë në Bundesliga duke luftuar për t’iu shmangur zonës së dëbimit kur Nagelsmann mori detyrën duke i kthyer ata në një zonë të sigurt pas shtatë fitoreve nga 14 ndeshje.
Pas atij sezoni, Hoffenheim përfundoi në pozitën e katërt duke arritur në Ligë të Kampionëve për herë të parë në histori të tyre./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?