Google ADS

Kuçi: Po ia zvogëlojmë pagat të gjithë zyrtarëve përfshirë edhe deputetëve

11:57 | 1 Mars 2018
Arbresh.info

Deputeti i AAK-së, Blerim Kuçi ka propozuar sot që të merret vendim të ulen pagat e të gjithë zyrtarëve, atyre të ndërmarrjeve , deputetëve.

Në të kundërtën, sipas tyre nuk është e drejtë që të kritikohen pagat e zyrtarëve qeveritarë, shkruan Arbresh.info.

Sipas tij, anëtarë të ndërmarrjeve publike e kanë pagën 400 për qind më të lartë se kryeministri.

“Disa shokë të mi që janë anëtarë të bordeve të ndërmarrjeve e kanë pagën 400 për qind më të lartë se kryeministri dhe ata takohen vetëm 12 ditë. Ndërmarrjet të cilat merren me menaxhimin e bërllokut edhe ato e kanë pagën më të madhe. Ne sot duhet ja të përkrahim rritjen e pagave që kanë të bëjnë me kryeministrin e vendit ose të propozojmë t’i zvogëlojmë pagat e 300 zyrtarëve , deputetëve, anëtarëve të ndërmarrjeve”, ka thënë Kuçi./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme