Përballja mes deputetes Haxhiu e ministrit Hamza (VIDEO)

11:22 | 1 Mars 2018
Arbresh.info

Hamza i drejtohet Haxhiut: Merre më qet, vendimi për paga ende nuk është ekzekutuar
Ministri i Financave, Bedri Hamza në seancën e thirrur për interpelancën e kryeministrit ka thënë se lidhur me vendimin për rritjen e pagave të kryeministrit, ministrave, kategorive tjera brenda Qeverisë që pastaj ka implikime në nivelin e prokurorëve në nivelin qeveritar nuk ka prodhuar asnjë efekt qeveritar.

“Nuk është zbatuar sepse dëshirojmë të ketë qartësi juridike. Lënda është në Gjykatën Kushtetuese dhe varësisht prej gjykatës do të marrim vendime. Mirëpo kushdo që e ka bërë ëktë është dashur të hulumtoj pak se si janë caktuar pagat në sektorin publik. E kam thënë edhe më herët që sektori i pagave duhet të rregullohet me ligj”, ka thënë ai.

Hamza i është drejtuar Haxhiut duke i kërkuar ndonjë vend ku deputetët kanë paga më të mëdha se ministrat.

“Ma thuaj një vend ku deputeti e ka dyfishin e pagës së ministrit, ose një vend ku ministrat e kanë pagën ma të madhe se kryeministri. Merre pak më qetë situatën sepse nuk ka pasur asnjë efekt financiar por po e presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë ai.

Ndërsa në fjalimin e saj deputetja Haxhiu ka thënë se ky vendim duhet të hudhet poshtë.

“Agjencioni kundër korrupsionit ka thënë se ky vendim është i paligjshëm dhe ne kemi kërkuar nga AKP të deponoj kallëzimet penale për këtë vendim. Ne si grup parlamentar me tre deputetë të LDK-së e kemi depunuar në Gjykatë Kushtetuese këtë vendim sepse shkelë kushtetutën dhe është në shprputhje me situatën socioekonomike. Edhe qytetarët e kundërshtuan këtë vendim”, ka thënë ajo.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme