Ministri i Puës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica tha sot se rritja e skemës pensionale është bërë vetëm në vitin 2009 dhe në vitin 2016.
Këtë deklaratë, Reçica e bëri gjatë interpelancës së kryeministrit Ramush Haradinaj për rritjen e pagave të zyrtarëve të lartë qeveritar, me kërkesë të dy partive opozitare, VV-së dhe LDK-së, shkruan Arbresh.info.
Ai tha se rritja e vlerës së ndihmës sociale është rritur për 20 për qind për çdo familje.
“Rritja e skemës pensionale ka pasur rritje vetëm dy herë në 2009 dhe në vitin 2015 Me gjithë lëvizjet e çmimeve të artikujve shuma e ndihmës sociale nuk është rritur nga viti 2015. Është propozuar dhe marrë vendim që vlera e ndihmës sociale për çdo familje të rritet për 20 për qind dhe kjo ka filluar të zbatohet nga dhjetori i vitit të kaluar”, ka thënë Reçica./Arbresh.info
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...