Neymar kishte ofertë sensacionale nga Man Utd, Coutinho e njofton Messin

11:01 | 1 Mars 2018
Arbresh Info

Manchester United kishte bërë një ofertë sensacionale për superyllin Neymar, Philippe Coutinho supozohet t’i ketë thënë këtë bashkëlojtarit të tij në Barcelonë – Lionel Messit.

Reprezentuesi brazilian u transferua në Paris Saint Germain nga Barcelona verën e kaluar, por duket se kishte pranuar oferta të jashtëzakonshme për të hequr dorë nga transferimi në Parc des Princes për kalim në Old Trafford, transmeton portali arbresh.info.

‘Don Balon’ pretendon që Neymar beson se duhet të largohet nga klubi i tij aktual nëse dëshiron të fitoj Topin e Artë dhe Manchester United do të ishte transferimi ideal për të.

Raporti shton gjithashtu që presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, dëshiron gjithashtu të nënshkruaj me 26-vjeçarin si një zëvendësues të Cristiano Ronaldos, por duket që deri tani nuk ka shtruar ndonjë ofertë serioze për të.

Gazeta e lartpërmendur thotë që trajneri Jose Mourinho ka aprovuar transferimin e Neymarit, që është propozuar nga sponsori i klubit Chevrolet për shkak se ata dëshirojnë të zgjerohen në tregun aziatik dhe janë duke kërkuar për një superyll global si sulmuesi brazilian për t’i ndihmuar në marketingun e tyre, transmeton portali arbresh.info.

Neymar padyshim është njëri nga emrat më të mëdhenj në botën e futbollit dhe transferimi i tij i mundshëm në United do të shkaktonte me të vërtetë ndryshime të mëdha.

Pavarësisht nënshkrimit me Alexis Sanchez dhe Romelu Lukaku në dy merkaton e fundit, aty duket se ka ende vend për më shumë kualitet në skuadrën e “Djajve të Kuq” derisa synojnë të mposhtin liderin dhe rivalin – Manchester Cityn./arbresh.info/

Të ngjashme