Google ADS

Haxhiu: Të hudhet poshtë vendimi i kryeministrit për rritjen e pagave

10:53 | 1 Mars 2018
Arbresh.info

Deputetja nga radhët e LVV-së, Albulena Haxhiu ka thënë se ligji i Qeverisë për rritjen e pagave ka përmbajtje që përbën shkelje.

“Agjencioni kundër korrupsionit ka thënë se ky vendim është i paligjshëm dhe ne kemi kërkuar nga AKK të deponoj kallëzimet penale për këtë vendim. Ne si grup parlamentar me tre deputetë të LDK-së e kemi depunuar në Gjykatë Kushtetuese këtë vendim sepse shkelë kushtetutën dhe është në shprputhje me situatën socioekonomike. Edhe qytetarët e kundërshtuan këtë vendim”, ka thënë ajo.

Sipas saj kryeministri Haradinaj e mbështeti këtë vendim me atë se ministrat, zv.ministrat shpenzojnë shumë edhe për veshje edhe për gjëra tjera.

“Ne pajtohemi me pikat e LDK-së dhe kemi propozuar shfuqizimin e këtij vendimi, pastaj që lartësia e pagesës me skemën sociale të përshtatet për çdo vit në vartësi të çmimeve dhe standardeve në Republikën e Kosovës”, ka thënë ajo.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme