Google ADS

Serbia ankohet në Interpol për heqjen e urdhërave të arrestit ndaj ish-komandantëve të UÇK-së

10:20 | 1 Mars 2018
Arbresh.info

Ministria e Brendshme e Serbisë ka paraqitur një ankesë në Komitetin Ekzekutiv të Interpolit, pasi organizata u tërhoq nga urdhrat e arrestit të lëshuar për komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilën Serbia po i akuzon për krime lufte, shkruan “Novosti”, transmeton Arbresh.info.

“Në koordinim me institucionet e tjera, menjëherë pasi u mor vesh se disa urdhra për krime lufte u fshinë nga sistemi i Interpolit, ne paraqitëm një apel për këtë akt”, ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme