“Lionel Messi duhet të ndalet nga FIFA”

10:10 | 1 Mars 2018
Arbresh Info

Carlos Queiros ka pretenduar se Lionel Messi duhet të ndalet nga FIFA deri të vërtetohet që superylli i Barcelonës është në të vërtetë një njeri!

Queiroz, i njohur në Angli për deklaratat bombastike dhe si një asistent i Sir Alex Fergusonit në Manchester United, aktualisht është duke drejtuar si trajner skuadrën kombëtare të Iranit, transmeton portali arbresh.info.

Irani, njëra nga skuadrat më të vogla që ka siguruar kualifikimin në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”, nuk pritet të arrijë shumë në këtë kompeticion. Këtë verë ata do të luajnë kundër Portugalisë, Spanjës dhe Markos, ndërkohë që në vitin 2014 ishin në një grup me Nigerinë, Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Argjentinën si finaliste.

Skuadra e Queirozit ishte afër sigurimit të një barazimi me ‘La Albicelesten’ dhe gjuajtja e lirë e siguruar pas lëndimit të Lionel Messit ishte gjëja e vetme që ndante skuadrat.

Në një intervistë për ‘FIFA’, Queiroz diskutoi shkëlqimin e Messit dhe ndikimin që ai bëri në atë ndeshje.

“Unë e kam thënë gjithmonë që Messi është një lojtar i jashtëzakonshëm”, ka thënë Queiroz. “Ai është jashtë kësaj bote. Nëse ai do të ishte njeri, ai nuk do të kishte atë moment magjik në këtë ndeshje [fitoren e Argjentinës kundër Iranit në fazat grupore përmes golit nga Messi]”

“Nuk më pëlqen zakonisht të humbas, por unë nuk dola nga ajo disfatë me një ndjenjë negative. Kur ndodhë diçka magjike si ajo, atëherë ju e dini që futbolli është gjallë dhe pse është njëri nga sportet më të mira në botë për tu shikuar”

“Është një moment edhe më i veçantë kur vjen nga një lojtar që nuk duhet të lejohet të luaj nga FIFA deri në momentin që të vërtetohet se është njeri”

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme