Google ADS

Neymar operohet sot në Brazil

09:39 | 1 Mars 2018
Arbresh Info

Neymar do t’i nënshtrohet sot (e enjte) në Brazil operacionit në këmbën e tij të thyer.

Futbollisti më i shtrenjtë në histori të futbollit tashmë është konfirmuar se do të mungoj në ndeshjen kthyese në kuadër të UEFA Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit, transmeton portali arbresh.info.

26-vjeçari lëndoi këmbën e tij të djathtë në fitoren 3 me 0 të gjigantit francez kundër Marseilles në Liga 1 të dielën.

Neymar dhe babai i tij janë larguar nga Parisi mbrëmjen e së mërkurës për të shkuar te spitali Mater Dei, ku është caktuar për t’iu nënshtruar operacionit këtë të enjte.

Spitali gjendet në pjesën juglindore të qytetit Belo Horizonte të Brazilit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme