Western Digital prezantoi kartën SD më të shpejtë në botë

09:30 | 1 Mars 2018
Arbresh.info

Western Digital rrit edhe më tej performancën e kartave microSD Sandisk Extreme UHS-I me një model të ri 400GB SanDisk Extreme UHS-I microSDXCT, e cila mendohet të jetë karta e memories me shpejtësinë më të lartë në botë.

Karta e prezantuar në Kongresin Mobil Botëror në Barcelonë ka shpejtësi leximi prej 160MB/s dhe shkrimi prej 90MB/s duke hyrë në klasin A2 të performancës.

Kartat SanDisk Extreme janë rezistente ndaj përplasjeve, ujit, rrezeve X dhe mund të operojnë në temperatura -25 deri në 85 gradë celsius, raporton PCWorld Albanian.

Modeli 400GB i dedikohet telefonëve Android por edhe kamerave të aksionit dhe dronëve. Së bashku me kartën vjen edhe softueri RescuePro Deluxe për mbrojtjen nga humbja e të dhënave.

Western Digital gjithashtu zbuloi dy SSD të reja NVMe 3D NAND me kapacitete 128GB, 256GB 512GB dhe 1TB.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme