Google ADS

Pensionistëve kontributpagues u mohohet e drejta themelore

09:19 | 1 Mars 2018
Arbresh.info

Avokati i Popullit Hilmi Jashari bëri me dije se kanë pasur shumë ankesa nga qytetarët e vendit për të drejtën në pension kontributpagues, si dhe të drejtën në shfrytëzimin e pensioneve të tjera të aplikueshme në Kosovë.

“Ne kemi bërë një raport ku i kemi dërguar MMPS-së. Ka p.sh persona që kanë paguar për pleqëri, kurse tani marrin vetëm një pension p.sh të veteranët e luftës. Ndërkaq MMPS-ja u ka ndalë pensionin e pleqërisë që është e drejtë e tyre elementare. Për këtë ne kemi reaguar dhe kërkojmë të ndryshohet ligji”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij pensioni kontributpagues është pronë e çdo individi. “Në këtë pjesë janë atakuar kategoritë e dala nga lufta, pra veteranët e luftës. Ka qytetarë që u takon të dy pensionet, pra qytetarët po zgjedhin që e kanë pensionin më të lartë”, theksoi ai.

Jashari vlerësoi edhe Strasburgu ka vendosur që pensioni kontributpagues është pronë e çdo individi dhe institucionet e Kosovës duhet të respektojnë atë.

“Ne presim që institucionet e Kosovës të reagojnë dhe të pranojnë rekomandimet tona. Ne presim që për ketë ndryshim. Zgjidhja është edhe tek Kuvendi i Kosovës, ne presim nga ministri i Punës të zgjidh këtë problem”, tha ai.

Sipas tij nuk ka shifra zyrtare se sa qytetarë janë atakuar nga vendimi për mos lejim të marrjes së dy pensioneve./RTK/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme